Saturday, June 4, 2016

Neymar, vendim shokues për Barcelonën


Babai i Neymar dëshiron që i biri i tij të nënshkruajë për Paris Saint Germainin. 

“UOL Esporte” ka zbuluar që dëshira e yllit të Barcelonës është që të qëndrojë në “Camp Nou”, mirëpo kundër tij është babai.

Ky i fundit, i joshur nga oferta marramendëse e klubit francez, dëshiron me çdo kusht transferimin e të birit në Ligue 1, përcjellë “Lajmi.net”.

Raportohet se gjatë javës së kaluar përfaqësuesit e Neymar janë takuar me drejtorin e PSG-së, Oliver Letang.

PSG është gati t’i ofrojë Neymarit një pagë prej 40 milionë eurosh në vit, rekord në histori të futbollit.

Përpos shifrës stratosferike, babai i Neymar dëshiron që i biri i tij të mos luajë më me Lionel Messin në ekip, pasi që sipas tij, braziliani do të mbetet gjithmonë nën hijen e argjentinasit.

No comments:

Post a Comment