Presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri ka kontaktuar personalisht me Lionel Messin në përpjekje për ta bindur sulmuesin e Barcelonës të mos largohet nga ekipi Kombëtar.
Argjentina u mposht nga Kili me penallti në finalen e Copa America, kurse Messi e humbi goditjen e tij, dhe qau pas përfundimit të duelit.
Pas ndeshjes, Messi ka thënë se karriera e tij ndërkombëtare ka përfunduar.
Por, një zëdhënës i presidentit të Argjentinës tha për “AFP”: “Macri e ka telefonuar për t’i treguar se ndihet krenar nga paraqitja e ekipit dhe e këshilloi të mos i dëgjoj kritikat”, përcjell “Lajmi.net”.
Messi është shprehur i dëshpëruar pas humbjes në tri finale të njëpasnjëshme, përfshirë një në Kampionatin botëror dhe dy me radhë në Copa America.
No comments:
Post a Comment