Friday, June 24, 2016

Futbollisti i njohur refuzon Barcelonën, zgjedh Guardiolën (FOTO)


John Stones ka refuzuar mundësinë e transferimit në Barcelonë sepse dëshiron të luajë për Manchester Cityn e Pep Guardiolës.
Mbrojtësi i Evertonit kërkohet nga gjiganti katalan, por ai është i vendosur që të mbetet në Premierligë.
Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, përfaqësuesit e reprezentuesit anglez kanë njoftuar gjigantin katalan se Stones dëshiron të mbetet në futbollin anglez, përcjell “Lajmi.net”.
Ai është i gatshëm të bëhet përforcimi i dytë i Pep Guardiolës në Manchester City pas mesfushorit Ilkay Gundogan.

No comments:

Post a Comment